FINALE Formulari i aplikimit në trajnimin "Standardet minimale për procesin e konsultimit publik" |
Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF) shpall të hapur thirrjen për aplikim në trajnimin "Standardet minimale për procesin e konsultimit publik".
E miratuar nga Qeveria e Kosovës në prill të vitit 2016, Rregullorja për Standardet Minimale për Procesin e Konsultimit Publik, hyn në fuqi më 1 janar 2017. Për të siguruar që të gjitha organizatat e shoqërisë civile të interesuara të mund të njoftohen me dispozitat e kësaj rregulloreje dhe të ngrisin kapacitetet e tyre për pjesëmarrje në procesin e konsultimit publik, dhe bazuar në një Marrëveshje Bashkëpunimi me Zyrën për Qeverisje të Mirë të Zyrës së Kryeministrit, KCSF ka marrë përgjegjësinë për të trajnuar organizatat e shoqërisë civile në këtë temë.
Të drejtë aplikimi kanë përfaqësuesit e të gjitha organizatave të shoqërisë civile që veprojnë në Kosovë, të cilët janë të interesuar të fuqizojnë kapacitetet e tyre avokuese në nivel qendror.
Trajnimet do të jenë 2 (dy) ditore dhe do të mbahen për grupe prej 20 personash, gjatë periudhës dhjetor 2016 - mars 2017.
Afati i fundit për aplikim është 8 dhjetor 2016.
Për të kompletuar procedurën e aplikimit, ju lutem plotësoni formularin në vazhdim.