Ne e dimë nga kërkimet e mëparshme se të gjitha llojet e organizatave që ofrojnë sport dhe aktivitet fizik përballen me probleme reale kur përpiqen të rekrutojnë dhe mbajnë staf të aftë, dhe ju duhen zgjidhje efektive dhe praktike për t'u përballur me këto realitete.
Ky pyetesor është pjesë e projektit IN-FORMS, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian. Pyetesori është i hapur për të gjitha organizatat e sportit dhe aktivitetit fizik , për shembull klubet sportive, palestrat dhe qendrat e fitnesit, qendrat e aktiviteteve në natyrë , sporti për të gjithë/sport për organizatat zhvillimore , federatat sportive/organet qeverisëse, komunat, organizatorët e eventeve sportive , operatorët e objekteve sportive. etj., në fakt çdo punëdhënës në sektorin e sportit dhe aktivitetit fizik, edhe nëse organizata juaj nuk është e bazuar në BE.
JU FALEMINDERIT PER KOHËN TUAJ TË ÇMUAR.
Pyetesori nuk ju kërkon të shkruani shumë. Pothuajse të gjitha pyetjet janë vetëm me shënime(tik ne kuti).
Pyetesori zgjat rreth 10-20 minuta për t'u plotësuar. Rezultatet do të jenë jashtëzakonisht të dobishme për të na ndihmuar që:
- Të mbledhim të dhëna të forta në mënyrë që të kuptojmë më mirë problemet e rekrutimit dhe mbajtjes së punëtorêve,
- Të marrim pikëpamjet tuaja mbi zgjidhjet e mundshme që mund të ndihmojnë organizatën tuaj dhe të tjerët në të ardhmen.
Duke na treguar për përvojat dhe opinionet tuaja do t'i kontribuojë sjelljes së një ndryshimi pozitiv.
Duke marrë pjesë në pyetesor, ne mund t'ju dërgojmë produktet e projektit IN-FORMS, duke përfshirë udhëzimet praktike, sapo të bëhen gati.
Ju lutemi mbani mend - kur pyetësori i referohet sportit ne po flasim për të gjitha llojet e sportit dhe aktivitetit fizik.
Pyetesori ka të bëjë vetëm me stafin me pagesë - njerëz që marrin page për punën e tyre - jo vullnetarë, edhe nëse vullnetarët rimbursohen.
SI DO TI TRAJTOJMË TË DHËNAT TUAJA.
Përgjigjet tuaja ne pyetesorit do të trajtohen në mënyrë anonime në një mënyrë që nuk te mos identifikoheni. Ato do të shihen vetëm nga ekipi i projektit i cili do të jetë përgjegjës për analizën. Të dhënat do të përpunohen në përputhje me Rregulloren e Përgjithshme të Mbrojtjes së të Dhënave (GDPR). Nëse vendosni të dhënat tuaja personale në seksionin përfundimtar të sondazhit (nuk ju kërkohet), ne do t'i mbajmë ato vetëm për qëllimin e projektit dhe ndjekjen e aktiviteteve rreth punësimit sportiv dhe do t'i përdorim ato vetëm për t'iu kontaktuar për një intervistë vijuese (nëse tregoni se jeni të gatshëm) ose për të ndarë me ju rezultatet më të fundit nga projekti.
Nëse keni nevojë për ndonjë ndihmë për plotësimin e pyetësorit, ju lutemi dërgoni me e-mail Observatorin Evropian të Sportit dhe Punësimit (EOSE) të cilët po koordinojnë këtë aktivitet kërkimor nëIN-FORMS@eose.org .
Mezi presim të marrim përgjigjet tuaja!
Me mirënjohje,
Ekipi Menaxhues i Projektit IN-FORMS
Partneriteti i Projektit IN-FORMS