Pyetësor për vetë-vlerësim të nevojave të OSHC-ve për ngritjen e kapaciteteve në fushën e Reformës në Administratën Publike |
Ky pyetësor është pjesë e aplikimit në kuadër të Thirrjes për Shprehje Interesi nga Organizatat e Shoqërisë Civile për t'iu bashkuar Grupeve Kombëtare të Punës për Reformën e Administratës Publike. Thirrja është shpallur nga Instituti për Demokraci dhe Ndërmjetësim në emër rrjetit rajonal „Mendoni për Evropën“, në kuadër të projektit „Mundësimi i Shoqërisë Civile në Monitorimin e Reformës së Administratës Publike në Ballkanin Perëndimor“ - WeBER. Ky projekt financohet nga Bashkimi Evropian dhe bashkë-financohet nga Mbretëria e Hollandës. Qëllimi i përgjithshëm i projektit WeBER është të rrisë pjesëmarrjen dhe kapacitetet e organizatave të shoqërisë civile dhe medias në Ballkanin Perëndimor të advokojnë dhe kontribuojnë në hartimin dhe zbatimin e Reformës në Administratën Publike.