• English
  • Shqip
  • Српски

1. Qëllimi

Platforma inauguruese për Angazhime Vullnetare për Veprime Klimatike[1] në Kosovë[2] ka për qëllim të mobilizojë partnerë nga e gjithë Kosova për t’u fokusuar në përshpejtimin e zbatimit të veprimeve klimatike si pjesë e një diskutimi global mbi ndryshimet klimatike i cili mbahet në nëntor. Ekipi i Kombeve të Bashkuara në Kosovë (UNKT) u bën thirrje të gjitha organizatave në Kosovë të regjistrojnë Angazhimet Vullnetare për të rritur investimet konkrete dhe nismat që ndikojnë në zbatimin e veprimeve klimatike në nivel lokal, qendror dhe rajonal. Angazhimet Vullnetare për Veprime Klimatike në Kosovë do të shfaqin shembuj frymëzues për zbatimin e Marrëveshjes së Parisit[3] në nivel lokal, në përputhje me Objektivat e Zhvillimit të Qëndrueshëm (OZHQ), si dhe në ngjarjet e ardhshme të organizuara nga KB dhe partnerët në Kosovë. Angazhimet gjithashtu ofrojnë mundësi që palët e interesuara të krijojnë partneritete të reja ku qëllimi i përbashkët do t’jetë përshpejtimi i veprimeve klimatike dhe zhvillimit të qëndrueshëm në Kosovë.

[1] Ndryshimi klimatik i referohet ndryshimeve në gjendjen e klimës që vazhdon për një periudhë të zgjatur, zakonisht me dekada ose më gjatë (IPCC), që i atribuohet drejtpërdrejt ose indirekt aktivitetit njerëzor që ndryshon përbërjen e atmosferës ose përdorimit të tokës (UNFCCC). Ngjarjet ekstreme të motit dhe klimës (si valët e të nxehtit, reshjet e dendura, thatësira, përmbytje etj.) mund të ndikojnë në sistemet natyrore dhe njerëzore, duke shkaktuar efekte negative në jetë, jetesë, shëndet dhe mirëqenie, ekosisteme dhe specie, ekonomi, asetet shoqërore dhe kulturore, si dhe shërbime dhe infrastrukturë.
[2] Të gjitha referencat për Kosovën në këtë dokument duhet të kuptohen në përputhje me Rezolutën 1244 të Këshilit të Sigurimit (1999).
[3] Përshkrim i thjeshtësuar i Marrëveshjes së Parisit: http://bigpicture.unfccc.int

Për më shumë informacione rreth Angazhimit Vullnetar për Veprime Klimatike në Kosovë, klikoni këtu.

T